Është arrestuar M.M, si i dyshuar për vrasje në tentativë gjatë ditës së djeshme në rrugën “Muharrem Kurteshi” në Gjilan.
I njëjti është dërguar në mbajtje për 48 orë.
Ndaj personit që e ka raportuar këtë rast J.R, është ngritur kallëzim penal, pasi që dyshohet se gjatë konfrontimit me M.M., ia ka dëmtuar xhamin e automjetit.
M.M. ishte drejtues i këtij automjeti dhe motivi i kësaj tentim vrasje ishte një konflikt në trafik.