Policia konfiskon fishekë në Klinë, arrestohet i dyshuari

Kronikë e zezë

Policia konfiskon fishekë në Klinë, arrestohet i dyshuari

Më: 1 tetor 2020 Në ora: 10:15
Foto Ilustrim

Policia e Kosovës në fshatin Volljakë të Klinës gjatë ditës së djeshme ka arrestuar një person, pasi që gjatë bastisjes në lokalin e tij kanë gjetur dhe konfiskuar 20-copë fishekë cal-7.65 mm dhe 20-copë fishekë cal-6.35.

Në konsultim me prokurorin dhe GjPP-në, është bastisur edhe shtëpia e të dyshuarit, por nuk është gjetur asgjë e dyshuar.

I dyshuari është liruar, në konsultim me prokurorin (për shkak të gjendjes së tij-dehjes) për tu intervistuar pasi t’i kalojë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat