Kanabis në Vlorë/ Dy të arrestuar dhe tre të shpallur në kërkim

Kronikë e zezë

Kanabis në Vlorë/ Dy të arrestuar dhe tre të shpallur në kërkim

Më: 1 tetor 2020 Në ora: 13:34
Ilustrim

Policia e Vlorës ka vënë në pranga dy persona, ndërsa ka shpallur në kërkim tre të tjerë.

Është arrestuar kryeplaku i fshatit Bolenë dhe inspektori i zonave të mbrojtura në këtë fshat, për shpërdorim detyre.

Sipas policisë, përmes kontrollit të territorit nga toka dhe nga ajri me dronë, janë evendituar dy raste të tentativës për kultivim kanabisi në fshatrat Bolenë dhe Vërmik.

Njoftimi i Policisë Vlorë:

Vijojnë kontrollet e territorit nga toka dhe ajri, me dronë, me qëllim parandalimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e kultivimit të bimëve narkotike.

Evidentohen dhe goditen dy raste të tentativës për kultivim të kanabisit, në fshatrat Bolenë dhe Vërmik të Vlorës.

Arrestohen kryeplaku i fshatit Bolenë dhe inspektori i zonave të mbrojtura në këtë fshat, për shpërdorim detyre.

Shpallen në kërkim 3 shtetas të tjerë.

Shërbimet e Policisë, në vijim të punës për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e kultivimit të bimëve narkotike, gjatë kontrollit masiv të territorit, bazuar dhe në informacionet e marra në rrugë operative, kanë evidentuar dhe goditur një rast të tentativës për kultivim të kanabisit në fshatin Bolenë, Vlorë dhe si rezultat janë asgjësuar fidanë të dyshuar cannabis sativa.

Në vijim të veprimeve, specialistët për Hetimin e Krimit të Komisariatit Himarë arrestuan në flagrancë për veprën penale “Shpërdorim detyre”, shtetasit:

D. M., 69 vjeç, banues në Bolenë, Vlorë, me detyrë kryeplak i fshatit Bolenë, Vlorë.

I. Gj., 64 vjeç, banues në Bolenë, Vlorë, me detyrë inspektor i zonave të mbrojtura në fshatin Bolenë, Vlorë.

Gjithashtu u shpallën në kërkim, për veprën penale “Kultivim i bimëve narkotike”, shtetasit:

Q. B., 77 vjeç dhe P. B., 41 vjeç, banues të dy në fshatin Bolenë, Vlorë.

Kontrollet kanë vijuar dhe në territorin e fshatit Vërmik, ku është evidentuar një tjetër rast i tentativës për kultivim të kanabisit dhe janë asgjësuar fidanë të dyshuar cannabis sativa.

Në vijim të veprimeve hetimore u shpall në kërkim shtetasi K. Ll., 47 vjeç, banues në lagjen “11 Janari”, Vlorë, me detyrë kryetar i fshatit Vërmik, Vlorë dhe u procedua në gjendje të lirë shtetasi A. K., 55 vjeç, banues në fshatin Ramicë, Vlorë, inspektor i pyjeve dhe kullotave në fshatin Vërmik, Vlorë, për veprën penale “Shpërdorim detyre”, pasi nuk kanë kontrolluar territorin dhe nuk kanë dhenë informacion për kultivimin e bimëve narkotike.

Nën drejtimin e Prokurorisë vijon intensivisht puna për identifikimin dhe kapjen e autorëve të dy rasteve të evidentuara.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat