Përplasi policin gjatë tentativës për arratisje, arrestohet “i rrezikshmi” në Fushë Krujë

Kronikë e zezë

Përplasi policin gjatë tentativës për arratisje, arrestohet “i rrezikshmi” në Fushë Krujë

Më: 1 tetor 2020 Në ora: 13:43
Arrestimi

Policia e Fushë-Krujës ka arrestuar një 32-vjeçar, i cili rezulton të jetë me precedentë të theksuar kriminalë.

Bëhet fjalë për shtetasin Klevis Balloku, i cili sipas uniformave blu, nuk i është bindur urdhrit të tyre është larguar nga vendngjarja.

Gjatë largimit me shpejtësi, 32-vjeçari ka aksidentuar një punonjës të Policisë Rrugore, i cili fatmirësisht ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Njoftimi i policisë:

Nuk i bind urdhrit për të ndaluar, aksidentoi punonjësin e Policisë dhe u largua nga vendngjarja, kapet në kohë rekord autori i dyshuar.

32-vjeçari që drejtonte mjetin, person me precedent të theksuar kriminal në fushën e armëmbajtjes pa leje dhe heqjen e paligjshme të lirisë.

Më datë 01.10.2020, rreth orës 12:00, në aksin rrugor Fushë Krujë-Tiranë, në një nga pikat e kontrollit e ngritura në kuadër të Planit të Masave, për parandalimin dhe goditjen e paligjshmërisë, kapjen e personave në kërkim dhe atyre që lëvizin me armë zjarri, shërbimet e Policisë i kanë shenjë një mjeti tip “Audi” për të ndaluar, por drejtuesi është larguar me shpejtësi duke aksidentuar punonjësin e Policisë Rrugore, i cili është dërguar në spital, nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.

Shërbimet e Policisë i janë vënë menjëherë në ndjekje dhe e kanë arrestuar në flagrancë shtetasin K. B., 32 vjeç, banues në Fushë Krujë.

Ky shtetas ishte shpallur në kërkim në vitin 2012, për veprat penale “Armëmbajtje pa leje” dhe “Heqja paligjshme e lirisë”.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e ngjarjes.

Materialet do t’i kalojnë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Krujë, për veprime të mëtejshme.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat