Të shtëna me armë në rrugën “Isa Kastrati” në Prishtinë

Kronikë e zezë

Të shtëna me armë në rrugën “Isa Kastrati” në Prishtinë

Më: 1 tetor 2020 Në ora: 14:18
Pamje nga vendi i ngjarjes

Sot rreth orës 13:00 ka pasur të shtëna në rrugën “Isa Kastrati” në kryeqytet.

Nga këto të shtëna askush nuk ka mbetur i lënduar, megjithatë policia po heton rastin.

Zëdhënësja e Drejtorisë Rajonale të Policisë në Prishtinë, Flora Ahmeti, deklaroi se është identifikuar një person si i dyshuar e që është në kërkim.

“Sot rreth orës 13:00, kemi pranuar informatën për të shtëna me armë zjarri në rrugën “Isa Kastrati” në Prishtinë. Bazuar në të dhënat e fillestare nuk ka persona të lënduar. Aktualisht hetuesit policor janë duke punuar në zbardhjen e rrethanave që kanë të bëjnë me këtë rast. Deri tani policia ka identifikuar një person si të dyshuar, i cili është në kërkim nga ana e policisë”, tha Ahmeti.

Janë shkrepur mbi 20 plumba në këtë ngjarje ndërsa ende mbeten të panjohura rrethanat dhe shkaqet qe çuan te ky incident.

Image
Pamje nga vendi i ngjarjes
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat