Vlorë, i përmbyset zetori teksa punonte, ndërron jetë 60-vjeçari

Kronikë e zezë

Vlorë, i përmbyset zetori teksa punonte, ndërron jetë 60-vjeçari

Më: 1 tetor 2020 Në ora: 19:45
Ilustrim

Një aksident me pasojë vdekjen ka ndodhur ditën e sotme në Vlorë.

Një 60-vjeçar i cili ka qenë duke punuar tokën, i është përmbysur zetori.

“Rreth orës 18:25, në hyrje të fshatit Trevllazër, një zetor duke punuar tokën aksidentalisht është përmbysur dhe si pasojë drejtuesi shtetasi M.K., rreth 60 vjeç, banues në fshatin Skrofotinë, Vlorë, ka ndërruar jetë.” – njofton policia.

Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat