Prishtinë: Policia kap në flagrancë një person duke i vjedhur telefonin një femres – një tjetër në arrati

Kronikë e zezë

Prishtinë: Policia kap në flagrancë një person duke i vjedhur telefonin një femres – një tjetër në arrati

Më: 1 tetor 2020 Në ora: 20:14
Foto ilustrim

Një person është kapur në flagrancë duke tentuar që t’ia vjedh telefonin një femre.

Rasti ka ndodhur në lagjen “Dardania” në Prishtinë.

Rastin e ka konfirmuar zëdhënësja e policisë për rajonin e Prishtinës Flora Ahmeti.

“Njësitet policore të stacionit Jugu në Prishtinë, sot rreth orës 17:30, kanë arrestuar në flagrancë një person të dyshuar, për të cilin dyshohet me bazë të jetë i përfshirë në një rast të vjedhjes . Rasti ka ndodhur në lagjen Dardania në Prishtinë, ku nga persona të dyshuar, viktimës femër i është vjedhë telefoni”.

“Personi i arrestuar është duke u intervistuar nga njësitet kompetente ,ndërsa i dyshuari tjetër ndodhet në arrati”.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat