Shoferi i veturës që goditi për vdekje 5 vjeçarin në Prizren është 17 vjeç

Kronikë e zezë

Shoferi i veturës që goditi për vdekje 5 vjeçarin në Prizren është 17 vjeç

Më: 11 tetor 2020 Në ora: 09:14
foto ilustrim

Fëmija 5 vjeçar me inicialet M.G., është goditur për vdekje nga një veturë dje në Lubizhdë të Hasit.

Personi që po voziste veturën, e cila u përfshi në aksidentin me fatalitet është 17 vjeç.

Lajmin për moshën e shoferit të veturës e ka konfirmuar,  zëdhënësi i policisë për rajonin e Prizrenit, Vesel Gashi.

Shkaqet që çuan deri te aksidenti me fatalitet nuk dihen akoma, ndërsa 17 vjeçari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje, në kohëzgjatje prej 48 orësh.

Policia e Kosovës vazhdimisht apleon te të gjithë qytetarët që t’i respektojnë të gjitha rregullat e trafikut.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat