Shkatërrohet banda “Hellbanianz”, në pranga 18 shqiptarë, mes tyre 13 të mitur

Kronikë e zezë

Shkatërrohet banda “Hellbanianz”, në pranga 18 shqiptarë, mes tyre 13 të mitur

Më: 11 tetor 2020 Në ora: 17:51
Foto Ilustrim

Policia italiane ka shkatërruar bandën e shqiptarëve që vepronin në zonën Tigullio në Genova, ku nga 18 të arrestuar, 13 janë të mitur. 

Mediat fqinje shkruajnë se disa nga të arrestuarit janë transferuar në burgun e të miturve, ndërsa hetimet janë duke vijuar.

Arrestimi

Policia e Genovas raporton se banda e të rinjve ishte e implikuar në akte dhune, kërcënimesh dhe ngacmimesh të bashkëmoshatarëve. Ajo vepronte në zonën e Tigullio të Genova, dhe ishte emërtuar ‘Hellbanianz’, ose ferri shqiptar.

Oficerët e policisë arrestuan 3 anëtarë të bandës që u dërguan në burg për të mitur dhe shpallën në kërkim një 16 vjeçar. Në total të dyshuarit si pjesë të bandës janë 18 persona.

Policia zbuloi se banda ishte fajtore për të paktën 20 episode dhune, por edhe për grabitje, vjedhje, zhvatje, sulme, madje dhe për veprime të shumta ngacmimi të kryera përmes rrjeteve sociale.

Oficerët gjetën armë lodër, por gjithashtu siguruan edhe video apo foto të të miturve që i kishin postuar në rrjetet sociale.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat