Policia arreston tre punonjësit e ARRSH, 6 të tjerë në kërkim

Kronikë e zezë

Policia arreston tre punonjësit e ARRSH, 6 të tjerë në kërkim

Më: 14 tetor 2020 Në ora: 15:58
Ilustrim

Policia ka arrestuar 3 punonjës të ARRSH së Durrësit, ndërkohë që 6 të tjerë janë shpallur në kërkim në kuadër të operacionit “BYE PASS”

Sipas njoftimit të policisë, “U ekzekutuan masat e sigurisë “Arrest në burg” ndaj shtetasve:

L. T., 50 vjeç, banues në Tiranë, me detyrë inxhinier pranë ARRSH Durrës, për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës”;

K. B., 56 vjeç, banues në Tiranë, me detyrë inxhinier pranë ARRSH Durrës, për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës”;

Masa e sigurisë “Arrest në shtëpi” për shtetasin A. H., 63 vjeç, banues në Tiranë, me detyrë inxhinier pranë ARRSH Durrës, të cilit Gjykata e Shkallës së Parë Durrës i ka caktuar këtë masë për veprat penale “Shpërdorimi i detyrës” dhe “Falsifikimi i dokumenteve””

Sakaq në vijim të operacionit është vendosur shpallja në kërkim edhe për 6 punonjës të tjerë.

“A. B., 48 vjeçe, Dh. L., 55 vjeçe, A. Z., 56 vjeç dhe S. T., 47 vjeç, banues në Tiranë, me detyrë inxhinier pranë ARRSH Durrës, pasi Gjykata e Shkallës së Parë Durrës iu ka caktuar masat e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës”.

Xh. V., 62 vjeç, banues në Shkodër, me detyrë ndërtues, pasi Gjykata e Shkallës së Parë Durrës i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Dhënia e ndihmës për ndërtim të paligjshëm” kryer në bashkëpunim.

R. A., 36 vjeç, banues në Tiranë, me detyrë ndërtues, për veprën penale “Dhënia e ndihmës për ndërtim të paligjshëm” kryer në bashkëpunim”

Prokuroria tha se hetimi ka nisur pas një sërë aksidentesh automobilistike që kanë ndodhur në rrugën nacionale Plepa Kavajë dhe konkretisht në kilometrin e  tretë, ku ndodhet pika e  furnizimi me karburant, që dyshohet se është ndërtuar dhe ka marrë leje në kundërshtim me ligjin duke krijuar më pas heqjen e barrierave anësore të rrugës me qëllim hyrje-daljen e automjeteve për furnizim me lëndë djegëse.

Ndërkohë vijon puna për dokumentimin ligjor të plotë të kësaj veprimtarie, si dhe për kapjen e personave të tjerë të përfshirë në këtë veprimtari kriminale.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat