Kërcënohet me jetë përmes telefonit një person në Skënderaj

Kronikë e zezë

Kërcënohet me jetë përmes telefonit një person në Skënderaj

Më: 18 tetor 2020 Në ora: 10:05
Ilustrim

Një qytetar ka raportuar në polici se një person i panjohur e ka kërcënuar me jetë përmes telefonit.

Rasti raportohet se ka ndodhur në fshatin Polac të Skënderajt, pasditën e 16 tetorit.

Policia nuk ka raportuar për ndonjë person të arrestuar.

“Fsh. Polac, Skenderaj, 16.10.2020-15:00. Me datë 17.10.2020 viktima mashkull  kosovar ka njoftuar se përmes telefonit është kanosur me jetë nga një i dyshuar i panjohur. Lidhur me rastin është njoftuar prokurori”, thuhet në raportin 24-orësh të policisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat