Arrestohet një shpërndarës droge, u kap me 12 doza lëndë narkotike

Kronikë e zezë

Arrestohet një shpërndarës droge, u kap me 12 doza lëndë narkotike

Më: 18 tetor 2020 Në ora: 10:30
Ilustrim

Një person është arrestuar dhe një tjetër është shpallur në kërkim, të akuzuar si shpërndarës droge në qytetin e Durrësit.

Në pranga ka rënë J. I., 39 vjeç, si dhe u bë shpallja në kërkim e shtetasit A. V., 30 vjeç, të dy banues në Durrës.

Arrestimi i 39-vjeçarit u bë pasi në afërsi të një lokali në rrugën "Aleksandër Goga", është kapur nga shërbimet e Policisë duke tentuar të heqë lëndën narkotike prej 12 porcionesh e llojit heroinë, në vendin ku ishte fshehur nga shtetasi A. V.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan 12 porcione lëndë narkotike e dyshuar heroinë dhe 1 aparat celular.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës për veprën penale "Prodhim dhe shitja e narkotikëve" kryer në bashkëpunim. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat