Aksident trafiku në Vitromiricë, biçiklisti dërgohet në Spitalin e Pejës

Kronikë e zezë

Aksident trafiku në Vitromiricë, biçiklisti dërgohet në Spitalin e Pejës

Më: 18 tetor 2020 Në ora: 15:23
foto ilustrim

Një aksident i rëndë trafiku është shkaktuar sot në Vitromiricë të Pejës.

Si pasojë e këtij aksidenti lëndime trupore ka pësuar një person, i cili është dërguar për tretman mjekësor në Spitalin e Pejës.

Driton Rugova nga Policia e Kosovës në rajonin e Pejës ka thënë për Lajmi.net, se aksidenti u shkaktua në mes të një veture dhe një biçiklisti.

“Në fshatin Vitromiricë të Pejës ka ndodhur një aksident në mes një veture dhe një biçiklisti. Si pasojë e këtij aksidenti lëndime trupore ka pësuar biçiklisti i cili u dërgua në Spitalin e Pejës për trajtim të mëtutjeshëm”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat