Digjet një shtëpi në Prishtinë, një person kërkon ndihmë mjekësore shkaku i tymit

Kronikë e zezë

Digjet një shtëpi në Prishtinë, një person kërkon ndihmë mjekësore shkaku i tymit

Më: 18 tetor 2020 Në ora: 22:13
foto ilustrim

Një shtëpi është djegur të dielën rreth orës 19:10 në rrugën “Migjeni” në Prishtinë, si pasojë e tymit një person ka kërkuar trajtim mjekësor.

Rastin e ka bërë të ditur zëdhënësi i policisë Daut Hoxha.

“Me datë 18.10.2020 rreth orës 19:10 në Rr. Migjeni është raportuar se është duke u djegur një shtëpi. Njësitë policore kanë dal në lokacionin ku është duke u djegur shtëpia. Po ashtu aty kanë dal edhe zjarrfikësit të cilët janë duke e lokalizuar zjarrin, në këto momente nuk paraqitet ndonjë rrezik për banorët”, ka thënë Hoxha.

Më tej ka treguar se nga KEDS-i është ndalur rryma dhe në lokacion kanë dal edhe emergjenca ku për shkak të tymit, një banor ka pasur nevojë për tretman mjekësor.

Njësitet kompetente janë duke u marr me vendin e ngjarjes sipas procedurave të parapara.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat