58 të arrestuar këtë vit në Kosovë nën dyshimet për trafikim me qenie njerëzore

Kronikë e zezë

58 të arrestuar këtë vit në Kosovë nën dyshimet për trafikim me qenie njerëzore

Më: 19 tetor 2020 Në ora: 11:38
Foto ilustrim

Që nga janari i këtij viti e deri më sot, në Kosovë janë arrestuar 58 persona nën dyshimin e kryerjes së veprës penale, trafikim me qenie njerëzore.

Kështu ka bërë të ditur ministri i Punëve të Brendshme, Agim Veliu me rastin e hapjes së Javës Ndërkombëtare kundër Viktimave të Trafikimit me Qenie Njerëzore.

Veliu tha se institucioni që ai drejton është i përkushtuar që të luftojë krimin me trafikimin me qenie njerëzore.

Tutje, ai shtoi se edhe përkundër angazhimit të policisë me menaxhimin e situatës me COVID-19, ajo gjatë periudhës janar-shtator ka identifikuar 11 viktima, ka arrestuar 58 persona dhe ka ngritur 18 kallëzime penale.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat