Dyshohet se 19-vjeçarja ka bërë vetëvrasje në Poliqkë të Kamenicës, prokuroria jep detaje

Kronikë e zezë

Dyshohet se 19-vjeçarja ka bërë vetëvrasje në Poliqkë të Kamenicës, prokuroria jep detaje

Më: 19 tetor 2020 Në ora: 12:20
Foto Ilustrim

Vdekja e një 19-vjeçareje në fshatin Poliqkë të komunës së Kamenicës është cilësuar si e dyshimtë nga prokuroria.

Trupi i viktimës, e cila dyshohet se ka bërë vetëvrasje është gjetur të shtunën e 17 tetorit 300 metra larg shtëpisë së saj.

Lajmin  e ka konfirmuar Prokuroria Themelore e Gjilanit, ku janë dhënë edhe detaje.

“Ju njoftojmë se më  17 Tetor 2020, dyshohet se një grua e moshës 19 vjeçare, është gjetur e varur 300m larg shtëpisë së saj, në fshatin Poliqkë, komuna e Kamenicës. Rasti është cilësuar si vdekje e dyshimtë dhe me urdhër të prokurorit trupi i pa jetë i të ndjerës është dërguar për obduksion në Institutin e Mjekësisë Ligjore, në Prishtinë”, thuhet në përgjigjen e Prokurorisë.

Po ashtu, prokuroria në bashkëpunim me policinë janë duke ndërmarrë veprimet hetimore, të cilat përfshijnë edhe intervistimin e familjarëve të të ndjerës dhe dëshmitarëve tjerë, me qëllim të ndriçimit të kësaj çështje. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat