Zjarr afër një pompe të derivateve në Fushë Kosovë

Kronikë e zezë

Zjarr afër një pompe të derivateve në Fushë Kosovë

Më: 19 tetor 2020 Në ora: 14:42
Fushë Kosovë

Një reklamë afër një pompe derivatesh në Kosovë është përfshirë nga zjarri.

Në pamjet e publikuara shihet se si reklama që gjendet menjëherë në hyrje të pompës është kapluar nga zjarri.

Ende nuk dihen shkaqet e zjarrit, por në këtë punëtoret e kësaj pompe kanë tentuar ta shuajnë zjarrin. Nga zjarri është shkaktuar tym i madh.

Vendi në të cilën gjendet kjo pompë është një pikë mjaftë e frekuentuar nga qytetarët, ku pranë saj gjenden disa ndërtesa dhe në anën e kundër të saj është qendra tregtare dhe një kolegj privat.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat