Kërcënohet polici dhe familja e tij, arrestohet i dyshuari në Gjakovë

Kronikë e zezë

Kërcënohet polici dhe familja e tij, arrestohet i dyshuari në Gjakovë

Më: 20 tetor 2020 Në ora: 11:15
Foto Ilustrim

Një polic është kërcënuar përmes rrjeteve sociale nga një burrë me të meta psikike, i cili është arrestuar nga Policia e Kosoves.

Ngjarka ka ndodhur dje rreth orës 5:15 në Gjakovë. Burri i dyshuar e kishte kërcënuar edhe më herët policin dhe familjarët e tij.

I dyshuari është arrestuar dhe i njëjti ishte me të meta psikike, ku me urdhër të prokurorit është dërguar në mbajtje.

“Viktima m/k zyrtar policor, ka raportuar se është kanosur përmes rrjeteve sociale nga një i dyshuar m/k. Sipas viktimës i dyshuari edhe më herët e ka kanosur atë dhe familjarët e tij. I dyshuari është arrestuar dhe i njëjti ishte me të meta psikike, ku me urdhër të prokurorit është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin 24-orësh të Policisë së Kosovës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat