Therje me thikë në Prishtinë, i dyshuari në arrati

Kronikë e zezë

Therje me thikë në Prishtinë, i dyshuari në arrati

Më: 20 tetor 2020 Në ora: 19:43
foto ilustrim

Sot në Prishtinë ka ndodhur një therje me thikë.

Ngjarja ka ndodhur në rrugën “Nazim Gafurri”, derisa lidhur me rastin është intervistuar vetëm viktima.

Njësitë kompetente të policisë janë duke e trajtuar rastin, derisa i dyshuari gjendet në arrati.

Rastin për lajmi.net e ka konfirmuar edhe Arlinda Rexhepi nga policia rajonale e Prishtinës.

“Me datë 20.10.2020 rreth orës 15:20 në rr ”Nazim Gafurri” në Prishtinë, është raportuar se një person është duke marr trajtim mjekësor për lëndime trupore që dyshohet se janë si pasojë e një sulmi me mjet të mprehtë / thikë nga një person i dyshuar. Lidhur me rastin është intervistuar viktima, ndërsa njësitë kompetente policore janë duke e trajtuar rastin.”, ka thënë ajo

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat