Xhamia e fshati Magure e ndërtuar në vitin 1888 është përfshirë nga zjarri mëngjesin e sotëm.
Sipas kryetarit të fshatit në objektin e ndërtuar në vitin 1888, strehoheshin migrantët sirianë.
"Është djegur xhamia e vjetër e fshatit. Objekti ka qenë i vjetër i ndërtuar në vitin 1888. Ka qenë i pashfrytëzuar nga fshatarët. Ne e kemi ndërtuar xhaminë e rë. Këtu kanë qenë duke banuar migrantët nga Siria. Akoma nuk dihet se si ka ardhur deri tek zjarri”, ka thënë ai.