Policia e ndalon veturën e mbushur me para në Malishevë, ja detajet

Kronikë e zezë

Policia e ndalon veturën e mbushur me para në Malishevë, ja detajet

Më: 21 tetor 2020 Në ora: 15:53
Foto ilustrim

Janë arrestuar dy persona në Malishevë, pasi që gjatë kontrollimit të veturës së tyre, u janë gjetur dhe sekuestruar 160.000 funta angleze dhe 26.000 euro para, për të cilat, të dyshuarit nuk kanë dëshmuar dokument për prejardhjen e tyre.

Të arrestuarit janë, një shtetas i Republikës së Kosovës dhe një i Republikës së Shqipërisë.

Me vendim të prokurorit, të dyshuarit janë dërguar në mbajtje, si dhe është sekuestruar edhe vetura përkohësisht.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat