Policia arreston një të dyshuar për djegien e xhamisë në Lipjan

Kronikë e zezë

Policia arreston një të dyshuar për djegien e xhamisë në Lipjan

Më: 21 tetor 2020 Në ora: 20:24
Foto ilustrim

Policia e Kosovës ka arrestuar një të dyshuar për djegien e xhamisë në Magurë të Lipjanit.

Këtë e ka bërë të ditur zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Daut Hoxha.

“Sot me datën 21/10/2020 rreth orës 09:05 është pranuar një informatë se xhamia e vjetër në fsh.Magurë është duke u djegur, njësitë policore kanë dal në vendin e ngjarjes si dhe zjarrfikësit për të intervenuar në shuarjen e zjarrit. Veprime hetimore janë ndërmarr nga policia sipas procedurave dhe pas procesit të intervistimit me urdhër të prokurorit kompetent një person i dyshuar ndalohet ne mbajtje për procedura të mëtejme ligjore”, ka thënë Hoxha. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat