​Gjendjet një i vdekur në Qendrën Korrektues në Dubravë

Kronikë e zezë

​Gjendjet një i vdekur në Qendrën Korrektues në Dubravë

Më: 22 tetor 2020 Në ora: 08:39
Ilustrim

Një i burgosur në Qendrën Korrektuese në Dubravë është gjetur i vdekur. Shërbimi Korrektues i Kosovës njofton se V.H i lindur më 1991 është gjetur i vdekur si pasojë e vetvarjes.

“Shërbimi Korrektues i Kosovës, njofton opinionin publik se mbrëmë rreth orës 22:41 në Qendrën Korrektuese Dubravë, i burgosuri me inicialet V. H i lindur më 1991, është gjetur i vdekur si pasoj e vetvarjes. Me të kuptuar për rastin, i menjëhershëm ka qenë intervenimi i stafit korrektues dhe atij mjekësor të qendrës, por përkundër përpjekjeve për reanimim nuk kanë arritur të kthejnë në jetë dhe si pasojë i njëjti ka ndërruar jetë”, thueht në njoftim.

Tutje thuhet se sipas Raportit Mjekësor të Stacionarit, i burgosuri V.H në vazhdimësi ka pasur probleme shëndetësore të natyrës mendore për çka është trajtuar në vazhdimësi nga mjeku i burgut, psikiatri, psikologu, si dhe nga specialistët e Klinikës Psikiatrike dhe asaj Forenzike.

Personi në fjalë ishte i dënuar për veprën penale: Lëndim i rënd trupor dhe Vjedhje e rend.

Lidhur me rastin janë njoftuar Policia e Kosovës dhe prokurori, ndërsa SHKK ka themeluar Komisioni Hetimor Administrativ.

Stafi mjekësor i Stacionarit të Burgut të Dubravës ka përgatitur dokumentacionin e nevojshëm lidhur me rastin. Autopsia do të verifikoj shkakun e vdekjes.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat