“Muzgu”/ Transportonin sirianë, në pranga 4 persona

Kronikë e zezë

“Muzgu”/ Transportonin sirianë, në pranga 4 persona

Më: 22 tetor 2020 Në ora: 09:52
Ilustrim

Policia ka finalizuar operacionin “Muzgu” në kuadër të luftës në fushën e dhënies ndihmë shtetasve të huaj për kalim të paligjshëm të kufirit.

Si rrjedhojë e kësaj, në pranga kanë rënë katër persona, të cilët tentuan të ndihmojnë shtetas të jashtëligjshëm, kryesisht sirianë të kalojnë kufirin drejt vendeve të Europës.

Sipas policisë, ” Seksioni i Hetimit të Trafiqeve në DVP Gjirokastër, në bashkëpunim me Policinë Kufitare dhe shërbimet e FRONTEX-it, ka organizuar dhe finalizuar me sukses operacionin policor “Muzgu”, si rezultat i të cilit u bë arrestimi në flagrancë i shtetasve D. B., 29 vjeç, A. R., 37 vjeç dhe J. Sh., 36 vjeç, banues në Elbasan.“

Të arrestuarit u kapën në flagrancë në fshatin Vanistër teksa transportonin 5 shtetas të huaj në drejtim të Tiranës, me mjetet autoveturë  tip “Ford” dhe “Volksëagen”.

Sakaq ” Specialistët e Seksionit për Hetimin e Trafiqeve në DVP Gjirokastër, në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Përmet, kanë bërë arrestimin e shtetasit F. D., 18 vjeç, banues në Durrës.“

18 vjeçari u kap në aksin rrugor Çarçovë-Përmet, në afërsi të fshatit Munishtir, duke transportuar 6 shtetas të huaj me një mjet tip furgon të marrë me qira, të cilin e drejtonte pa leje drejtimi.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Gjirokastër dhe Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Përmet, për veprime të mëtejshme.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat