Arrestohet një person për armëmbajtje pa leje në Prishtinë

Kronikë e zezë

Arrestohet një person për armëmbajtje pa leje në Prishtinë

Më: 22 tetor 2020 Në ora: 11:23
Foto ilustrim

Një person është arrestuar në fshatin Bërnicë e Poshtme, në komunën e Prishtinës, pasi që gjatë kontrollit i është gjetur një armë e llojit Browning së bashku me një karikatorë me pesë fishekë.

Policia njofton se atij i është konfiskuar arma dhe pas arrestimit, i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt.

“Fshati Bërnicë e Poshtme, Prishtinë  21.10.2020 – 00:10. Është arrestuar i dyshuari m/k, pasi që gjatë kontrollit tek i njëjti është gjetur dhe është konfiskuar arma-pistoletë Brovning me një karikator me pesë fishekë. Me vendim të prokurorit, pas intervistimit i dyshuari lirohet në procedurë të rregullt”, thuhet në raportin 24-orësh të policisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat