Aksident në rrugën Skenderaj – Drenas

Kronikë e zezë

Aksident në rrugën Skenderaj – Drenas

Më: 22 tetor 2020 Në ora: 20:44
Foto ilustrim

Një aksident komunikacioni mes dy makinash ka ndodhur mbërmë në rrugën Skenderaj – Drenas, më saktësisht në fshatin Polluzhë afër varrezave të këtij fshati.

Mësohet se aksidenti ka ndodhur mes dy makinash në fshatin Polluzhë tek punimet e krijimit të rreth rrotullimit të rrugës Skenderaj – Drenas.

Nga informacionet e marra dëme të konsiderueshme janë shkaktuar në të dy makinat dhe janë krijuar kolona makinash për shkak të këtij aksidenti, ndërkaq ende nuk dihet gjendja ngasësve të këtyre makinave.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat