Tropojë, u kap me fishekë dhe kanabis, prangoset 25-vjeçari

Kronikë e zezë

Tropojë, u kap me fishekë dhe kanabis, prangoset 25-vjeçari

Më: 23 tetor 2020 Në ora: 09:38
Ilustrim

Vihet në pranga një 25-vjeçar nga Tropoja për posedim kanabisi.

Gjithashtu, atij iu sekuestrua një sasi lënde lëndë narkotike cannabis sativa dhe disa fishekë.

“Efektivët e Komisariatit të Policisë Tropojë, në vijim të punës për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e narkotikëve, mbi bazën e informacioneve të marra në rrugë operative se një shtetas posedonte dhe shpërndante lëndë narkotike në doza të vogla, kanë ushtruar kontroll në banesën e shtetasit K. B., banues në fshatin Cërnicë, Tropojë.  Si rezultat i kontrollit në banesën e tij, Policia gjeti dhe sekuestroi në cilësinë e provës materiale 184 gramë lëndë të dyshuar narkotike cannabis sativa dhe 80 fishekë.” – njofton polica.

Policisë arrestoi në flagrancë shtetasin K. B., 25 vjeç, banues në fshatin Cërnicë, Tropojë.

Materialet iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tropojë, për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” dhe “Mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe municionit”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat