Rrëzohet një punëtor në vendin e punës në Gjakovë, dërgohet në QKUK

Kronikë e zezë

Rrëzohet një punëtor në vendin e punës në Gjakovë, dërgohet në QKUK

Më: 24 tetor 2020 Në ora: 13:18
Ilustrim

Një person është lënduar rëndë në vendin e tij të punës në fshatin Skivjan të Gjakovës, dje rreth orës 15:40.

Sipas policisë, viktima ishte rrëzuar nga një lartësi prej 6 metrave, ku për shkak të lëndimeve të marra është dërguar në QKUK për trajtim.

Njoftimi i PK-së:

Fsh. Skivjan, Gjakovë 23.10.2020 – 15:40. Raportohet se viktima m/k, ka pësuar lëndime të rënda trupore pasi që ishte duke punuar në një firmë vendore dhe ishte rrëzuar nga një lartësi prej 6 (gjashtë) metrave. I njëjti me autoambulancë është dërguar për tretman mjekësor në QKUK-Prishtinë. Lidhur me rastin është njoftuar prokurori i shtetit, rasti vazhdon të hetohet.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat