Vetë-aksident në Istog, lëndohen pesë persona

Kronikë e zezë

Vetë-aksident në Istog, lëndohen pesë persona

Më: 24 tetor 2020 Në ora: 14:28
Foto ilustrim

Pesë persona kanë marrë lëndime trupore si pasojë e një vetë-aksidenti në trafik.

Sipas raportit të Policisë së Kosovës, ngjarja ka ndodhur të premten rreth orës 22:13 në fshatin Lubozhdë, në Istog.

Siç thuhet në raport, vetë-aksidenti ka ndodhur nga humbja e kontrollit për shkak të shpejtësisë, pasi shoferi ishte nën ndikimin e alkoolit.

“Ka ndodhë një aksident trafiku në të cilin ka qenë e përfshirë vetëm një veturë me targa vendore. I dyshuari m/k derisa ishte duke drejtuar veturën, duke mos ju përshtatur shpejtësisë dhe kushteve të rrugës, ka humbur kontrollin mbi veturë dhe është rrokullisur duke dalë jashtë rrugës. Si pasojë e aksidentit, lëndime kanë pësuar  pesë persona. Ndërsa i dyshuari pasi që ka qenë në ndikim të alkoolit me urdhër të prokurorit është dërguar në mbajtje për 48 orë”, thuhet në raport.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat