Tre persona bëjnë për spital dy kamarierë, i sulmuan me thika

Kronikë e zezë

Tre persona bëjnë për spital dy kamarierë, i sulmuan me thika

Më: 25 tetor 2020 Në ora: 08:53
Foto ilustrim

Tre persona kanë sulmuar me thikë dy kamarierë. Ngjarja ka ndodhur para dy ditëve në një lokal, në rrugën Isa Boletini, në Prishtinë.

Viktimat kanë pësuar lëndime trupore dhe kanë marrë tretman mjekësor në QKUK, në Prishtinë, teksa njëri po vazhdon tretmanin.

Të dyshuarit pas rastit, janë larguar nga vendi i ngjarjes në drejtim të panjohur.

Sipas raportit 24-orësh të Policisë së Kosovës, në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit, i cili po heton rastin.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat