Prishtinë: Një person e djeg me benzinë lokalin dhe ikë nga vendi i ngjarjes

Kronikë e zezë

Prishtinë: Një person e djeg me benzinë lokalin dhe ikë nga vendi i ngjarjes

Më: 25 tetor 2020 Në ora: 09:07
Foto ilustrim

Policia e Kosovës njofton se dje ka ndodhur një incident në rrugën “Xhelal Mitrovica” në Prishtinë.

Një person i dyshuar, ende i pa njohur, ka hedhur shishen me benzinë në një lokal dhe ka ikur në drejtim të panjohur.

“Rr. Xhelal Mitrovica, Prishtinë 24.10.2020 – 03:20. Raportohet se ka ndodhur një zjarr, ku një person i dyshuar (ende) i pa njohur ka hedhur një shishe me benzinë në një lokal dhe ka ikur në drejtim të panjohur. Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë relevante policore, njësia e KED-it si dhe zjarrfikësit, të cilët e kanë lokalizuar dhe shuar zjarrin”, thuhet në raportin e PK-së.

Në lidhje me rastin është njoftuar Prokurori i Shtetit. Rasti vazhdon të hetohet. 

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat