Nga kanosja me thikë e bashkëshortes tek aksidentimi i këmbësorit në rrugë, kush janë tre të arrestuarit në Elbasan

Kronikë e zezë

Nga kanosja me thikë e bashkëshortes tek aksidentimi i këmbësorit në rrugë, kush janë tre të arrestuarit në Elbasan

Më: 25 tetor 2020 Në ora: 10:13
Ilustrim

Tre persona kanë rënë në prangat e policisë së Elbasanit për vepra të ndryshme penale, ndërsa një i tretë është proceduar penalisht në gjendje të lirë.

Uniformat blu arrestuan në flagrancë  shtetasin L.Rr., 40 vjeç,  banues në Elbasan, pasi ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike si dhe ka kanosur me mjet të mprehtë thikë bashkëshorten e tij.

Në pranga ra edhe A.Ç., 43 vjeç,  banues në fshatin Kodër Bujarës, Elbasan, pasi është kapur nga shërbimet e Policisë Rrugore duke drejtuar mjetin në gjendje të dehur.

Ndërsa  K.K., 22 vjeç,  banues në Elbasan u arrestua pasi në fshatin Bradashesh, Elbasan,  ka aksidentuar jashtë rrezikut për jetën shtetasin A.Ç., 45 vjeç, banues në fshatin Bradashesh, Elbasan, i cili ishte këmbësor.

Po nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Elbasan,  u procedua penalisht në gjendje të lirë për veprën penale “Mosbindja ndaj urdhërit të punonjësit të policisë së rendit publik”, shtetasi  M.M., 31 vjeç, banues në Elbasan, i cili  nuk i është bindur urdhërit të punonjësit të policisë së rendit publik.

Materialet hetimore i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Elbasan, për veprime të mëtejshme.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat