Dy aksidente të rënda trafiku, 7 persona bëhen për spital

Kronikë e zezë

Dy aksidente të rënda trafiku, 7 persona bëhen për spital

Më: 25 tetor 2020 Në ora: 16:55
Foto ilustrim

7 persona janë lënduar në dy aksidente të ndara që kanë ndodhur sot gjatë ditës.

Në aksidentin që ka ndodhur në fshatin Mramor të Prishtinës janë lënduar 2 persona, kurse në aksidentin tjetër në fshatin Harilaq në rrugën e Aeroportit janë lënduar 5 persona. Kështu ka bërë të ditur Daut Hoxha zëdhënës i Policisë së Kosovës.

“Me datë 25.10.2020 rreth orës 14:20 në fshatin Mramor është shkaktuar një aksident trafiku me lëndime trupore ku kanë qenë të përfshira dy automjete, 1. V. W. Golf 4 dhe. 2. Kombi Mercedes ngjyrë e bardhë. Dy persona raportohet te kenë marr lëndime trupore”, ka thënë Hoxha.

“Me datën 25.10.2020 rreth orës 14.30 në rrugën e Aeroportit në Harilaq është shkaktuar një aksident trafiku me lëndime trupore në mes të 3 automjeteve, në këtë aksident 5 persona kanë kërkuar ndihmë mjekësore dhe kanë shkuar në Emergjencë në QKUK për trajtim mjekësor. Policia po merret me këto raste”, ka thënë Hoxha.

Ai ju ka bërë apel vozitësve të kenë kujdes dhe t’i respektojnë rregullat e trafikut.

“Apelojmë tek të gjithë drejtuesit e automjeteve që të respektojnë rregullat e trafikut rrugor, në veçanti, tu përmbahen shenjave që kufizojnë shpejtësinë e lëvizjes, sepse tejkalimi i shpejtësisë është gjithmonë rreziku më i madh i shkaktimit të aksidenteve rrugore të cilat shpesh po përfundojnë me fatalitet”, ka thënë Hoxha.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat