Vetura godet këmbësorin në Prishtinë, policia jep detaje

Kronikë e zezë

Vetura godet këmbësorin në Prishtinë, policia jep detaje

Më: 25 tetor 2020 Në ora: 19:28
Foto ilustrim

Një aksident ka ndodhur sonte mes një makine dhe një këmbësori, ku për pasojë makina ka goditur këmbësorin duke i shkaktuar lëndime trupore.

Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës Daut Hoxha.

“Sot rreth orës 17:45, Policia e Kosovës ka pranuar informatën se në rrugën ‘Mon Balaj”, afër Qendrës së Mjekësisë Familjare, një këmbësor është goditur nga një veturë në lëvizje, ka thënë Hoxha.

Ai ka thënë se njësitë patrulluese kanë dalë në vendngjarje për të trajtuar rastin dhe për t’i kryer hetimet e nevojshme.

“Të gjitha ekipet tjera relevante janë informuar, përfshirë edhe ndihmën e shpejtë”, ka thënë Hoxha.

Menjëherë pas aksidentit, të lënduarit i është dhënë ndihma parë dhe më pastaj është dërguar për tretman mjekësorë në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës.

Kohëve të fundit janë shpeshtuat aksidentet në Prishtinë, ku veturat janë duke i goditur qytetarët, gjatë ecjes nëpër trotuare, apo në vende të shënjuara për kalimin e këmbësorëve.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat