​Aksident në Mitrovicë, lëndohen 4 persona

Kronikë e zezë

​Aksident në Mitrovicë, lëndohen 4 persona

Më: 26 tetor 2020 Në ora: 09:10
Foto ilustrim

Në mëngjesin e së hënës një aksident trafiku me të lënduar ka ndodhur në fshatin Shupkovcë.

Në aksident janë përfshirë dy vetura, ku si pasojë e kësaj katër persona kanë pësuar lëndime.

Zëdhënësi i Policisë së Kosovës për Rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti ka treguar për KosovaPress se të lënduarit kanë kërkuar tretman mjekësor në spitalin rajonal të Mitrovicës.

“Një aksident trafiku me të lënduar ka ndodhur rreth orës 08:00, në rrugën nacionale në fshatin Shupkovcë, në aksident ishin të përfshira dy vetura ku si pasojë katër persona kanë pësuar lëndime të cilët kanë kërkuar tretman mjekësor në spitalin rajonal në Mitrovicë”, ka treguar Zahiti për KosovaPress.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat