​Organizoi lojëra fati, mbyllet lokali

Kronikë e zezë

​Organizoi lojëra fati, mbyllet lokali

Më: 26 tetor 2020 Në ora: 11:17
Foto ilustrim

Policia e Kosovës pas pranimit të një informate ka kontrolluar një lokal në Vushtrri, ku ka takuar pesë persona meshkuj kosovarë duke luajtur lojëra të fatit.

Gjatë kontrollit janë gjetur dhe janë konfiskuar: tre TV, tri shtëpiza kompjuteri, tre monitorë dhe një skaner.

Nga inspektorët komunalë është mbyllur lokali.

Lidhur me rastin është intervistuar i dyshuari mashkull dhe me vendim të prokurorit rasti shkon në procedurë të rregullt.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat