Gjilanasi tenton ta dhunojë bashkëshorten e tij

Kronikë e zezë

Gjilanasi tenton ta dhunojë bashkëshorten e tij

Më: 27 tetor 2020 Në ora: 10:07
Foto Ilustrim

Policia e Kosovës ka njoftuar se ka arrestuar një person në Gjilan, meqenëse i njëjti kishte tentuar që ta dhunojë bashkëshorten e tij dhe kishte ushtruar dhunë ndaj një burri.

Përmes raportit 24 orësh, Policia ka bërë me dije se si pasojë e rastit bashkëshortja e të dyshuarit ka pranuar tretman mjekësor, derisa i dyshuari pas intervisitimit është dërguar në mbajtje.

“Gjilan 26.10.22020 – 03:30. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, për shkak se në shtëpinë e tij kishte tentuar ta dhunojë bashkëshorten e tij viktimën femër kosovare dhe kishte ushtruar dhunë ndaj viktimës mashkull kosovar. Si pasojë e rastit bashkëshortja e të dyshuarit ka pranuar tretman mjekësor. I dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, thuhet në raport.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat