Gjendet pa shenja jete një person në Viti

Kronikë e zezë

Gjendet pa shenja jete një person në Viti

Më: 27 tetor 2020 Në ora: 10:19
Foto Ilustrim

Një person është gjetur pa shenja jetë në Viti.

Policia e Kosovës njofton se rasti ka ndodhur ditën e hënë, rreth orës 17:50.

“Është raportuar se një mashkull kosovar është gjetur pa shenja jete. Njësitë policore kanë dalë në vendin e ngjarjes, po ashtu edhe ekipi mjekësor i cili edhe ka konstatuar vdekjen e viktimës”, thuhet në njoftim.

Policia bën të ditur se me vendim të prokurorit, trupi i pajetë është dërguar në Institutin Mjekësor Ligjor për obduksion.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat