Sulmuan fizikisht një të mitur, arrestohen dy persona në Klinë

Kronikë e zezë

Sulmuan fizikisht një të mitur, arrestohen dy persona në Klinë

Më: 27 tetor 2020 Në ora: 10:34
Foto Ilustrim

Policia e Kosovës ka njoftuar se ka arrestuar dy persona në Klinë, pasi që të njëjtit kanë sulmuar fizikisht një të mitur.

Policia bën të ditur se rasti ka ndodhur më 25 tetor, rreth orës 17:22.

“Janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj kosovarë, njëri i mitur, pasi që me datën e cekur më lart pas një mosmarrëveshje e kanë sulmuar fizikisht viktimën mashkull kosovar të mitur, me ç’rast i kanë shkaktuar lëndime të lehta trupore”, thuhet në njoftim.

Policia njofton se në lidhje me rastin është konsultuar prokurori kujdestar dhe prokurori për të mitur, me rekomandimin e të cilëve të dyshuarit pas intervistimit ndalohen njëri për 48 dhe tjetri për 24 orë.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat