Qytetarët ndihmojnë në arrestimin e të kërkuarit në Pejë

Kronikë e zezë

Qytetarët ndihmojnë në arrestimin e të kërkuarit në Pejë

Më: 27 tetor 2020 Në ora: 10:50
Foto ilustrim

Policia e Kosovës konkretisht Drejtoria Rajonale e Policisë në Pejë, me 23 tetor pati lëshuar .10.2020, ka lëshuar kërkesë për bashkëpunim me qytetarë për arrestimin e personit të kërkuar Valdet (Muharrem) Berisha, i cili kërkohej për veprën penale “blerje, posedim, shpërndarje dhe shitje e paautorizuar e narkotikëve”.

Policia e Kosovës nëpërmjet një kumtese për media bën të ditur se falë bashkëpunimit me qytetarë pas publikimit të fotografisë së personit të kërkuar, ka arritur të siguroj informacion lidhur me vendndodhjen e të kërkuarit dhe me datë 25.10.2020 është bërë arrestimi i tij nga hetuesit e stacionit policor Pejë.

I dyshuari është dërguar në ndalim policor pёr 48-orё.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat