Numri i narkotikëve në rritje, arrestohen tre persona

Kronikë e zezë

Numri i narkotikëve në rritje, arrestohen tre persona

Më: 28 tetor 2020 Në ora: 08:42
Foto ilustrim

Tri raste të reja janë raportuar dje në Policinë e Kosovës për veprën “Posedim i paautorizuar i substancave narkotike”.

E këto raportime janë të përditshme në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës, shkruan IndeksOnline.

Për këtë, vetëm dje janë arrestuar 3 persona pasi iu është gjetur dhe sekuestruar substancë e tillë.

Rastet kanë ndodhur në komunën e Prishtinës, Pejës dhe Gjakovës.

Raporti 24 orësh për këtë vepër penale:

Rr. Aziz Zhilivoda, Prishtinë 27.10.2020-20:15. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar tek i cili gjatë kontrollit i janë gjete dhe sekuestruar tri qese të vogla me substanca të dyshuara narkotike të llojit marihuanë. I dyshuari pas intervistimit me urdhër të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt. 

Rr. Myrvete Maksutaj, Pejë 27.10.2020-19:40. Është arrestuar i dyshuari mashkull  kosovar tek i cili njësiti relevant policor ka gjete dhe sekuestruar dy qese  me substanca narkotike të llojit marihuanë me peshë 2.7 gram. Nga i dyshuari janë sekuestruar edhe 161.30 euro para të gatshme dhe një telefon celular. I dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.

Gjakovë 27.10.2020-09:00. Është arrestuar i dyshuari mashkull  kosovar pasi i njëjti dyshohet se ka keqtrajtuar fizikisht viktimën femër  kosovare-bashkëshorten e tij ndërsa gjatë  kontrollit në shtëpinë e tij kanë gjetur dhe konfiskuar një pushkë gjuetie me katër fishekë dhe tri qese të mbushura me substancë të dyshuara narkotike të llojit marihuanë në peshë të përgjithshme 4.6 gramë. Me vendim të prokurorit, i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat