Bënë për spital 56-vjeçarin, 4 të arrestuar në Vlorë

Kronikë e zezë

Bënë për spital 56-vjeçarin, 4 të arrestuar në Vlorë

Më: 29 tetor 2020 Në ora: 09:10
Ilustrim

Policia e Vlorës ka arrestuar në flagrancë 4 shtetas, të akuzuar për veprën penale “Plagosja e rëndë me dashje”, kryer në bashkëpunim.

Sipas policisë së qytetit bregdetar, arrestimi i tyre është bërë në Orikum pasi kanë goditur me sende të forta shtetasin me iniciale I.H, 56 vjeç.

I plagosuri është duke marrë mjekimin në Spitalin Rajona të Vlorës.

Policia: “Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Vlorë kanë bërë arrestimin në flagrancë të shtetasve P. H., 58 vjeç, H. H., 43 vjeç, Q. H., 56 vjeç dhe A. H., 21 vjeç, banues në Dukat, Vlorë.

Arrestimi i tyre u bë pasi, në datën 28.10.2020, në Orikum, Vlorë, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, kanë goditur me sende të forta, duke i shkaktuar dëmtime, shtetasin I. H., 56 vjeç, banues në Orikum, i cili po merr mjekim në spitalin rajonal Vlorë“.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat