Bombë në lokalin e natës ‘Shqiponja’, e më pas edhe rrahje

Kronikë e zezë

Bombë në lokalin e natës ‘Shqiponja’, e më pas edhe rrahje

Më: 29 tetor 2020 Në ora: 13:39
Foto Ilustrim

Një shpërthim ka ndodhur gjatë ditës së djeshme në klubin e natës Shqiponja.

Nga burime përbrenda policisë merret vesh se një person në parkingun e këtij klubi të natës ka hedhur një bombë të dorës e cila edhe ka shpërthyer, por fatmirësisht pa dëme në njerëz.

I dyshuari i cili po voziste një veturë të tipit Audi është larguar me shpejtësi në drejtim të Prishtinës, por në ndjekje të tij është vënë një punëtor i lokalit në fjalë.

Njësitet e policisë në trafik në bazë të informatave që kishin marrë nga personeli i lokalit të natës kanë arritur ta ndalin personin e dyshuar, por aty ka ndodhur një incident tjetër, ku punëtori i lokalit që ishte nisur në ndjekje të të dyshuarit është përleshur me të.

Në vendin e ngjarjes ka dalë forenzika dhe njësia për demontimin e minave, të cilët pas arritjes në vendin e ngjarjes kanë njoftuar se bëhet fjalë për një bombë të dorës F1.

Vetura e të dyshuarit është konfiskuar por brenda saj nuk është gjetur asgjë e dyshimtë. I njëjti është dërguar në qendrën e paraburgimit në Drenas.

Policia ka dhënë urdhër që të kontrollohet edhe shtëpia e tij. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat