I kapen 30 mijë euro dhe kokainë/ 31 vjeçari shqiptar tenton të arratiset me motor

Kronikë e zezë

I kapen 30 mijë euro dhe kokainë/ 31 vjeçari shqiptar tenton të arratiset me motor

Më: 29 tetor 2020 Në ora: 23:54
Ai u arrestua pasi u përpoq të arratisej me motor

Një 31-vjeçar shqiptar i cili po trafikonte drogë në qendër të Athinës, u arrestua pasi u përpoq të arratisej me motor.

Pas një ndjekje nga ana e policisë, i riu u arrestua dhe në posedimin e tij u gjetën 30,000 euro dhe 377 gram kokainë.

Policia lokalizoi autorin e krimit brenda shtëpisë së tij, duke lokalizuar në të njëjtën kohë 377, 3 gram kokainë që ai do të shpërndante.

31-vjeçari arriti të dilte nga shtëpia, i hipi në motorit dhe u përpoq të arratisej për të shpëtuar.

Policia e ndoqi dhe e ndaloi. Atij iu gjet gjithashtu një telefon celular dhe një peshore elektronike.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat