Policia e arreston një burrë, ngacmoi një femër në Podujevë

Kronikë e zezë

Policia e arreston një burrë, ngacmoi një femër në Podujevë

Më: 31 tetor 2020 Në ora: 20:22
Foto ilustrim

Një person është arrestuar dje rreth orës 16:30 në rrugën e qendrës së Podujevë, “Zahri Pajaziti”.

Kështu ka bërë të ditur vetë Policia e Kosovës. Sipas PK-së arrestimi i tij ëshë bërë pasi i njëjti ka ngacmuar një femër.

“Rr.Zahir Pajaziti, Podujevë, 30.10.2020-16:30. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti ka ngacmuar viktimën femër kosovare. Pas intervistimit me vendim të prokurorit i dyshuari dërgohet në mbajtje”, ka njoftuar PK.

Duhet theksuar se rastet e tilla ditët e fundit janë shtuar në Kosovë, derisa pikërisht për këtë një polic i Kosovës ka përfunduar në pranga.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat