Detaje nga gjuajtja me armë në Prishtinë

Kronikë e zezë

Detaje nga gjuajtja me armë në Prishtinë

Më: 31 tetor 2020 Në ora: 22:59
Foto ilustrim

(E plotësuar) - Të shtëna armësh janë dëgjuar para pak çasteve në rrugën “Edit Durhami”.

Zëdhënësi i Policisë, Bajram Krasniqi për IO ka thënë se në vendin e ngjarjes janë gjetur tri gëzhoja të fishekëve dhe nuk ka ndonjë ankues për rastin.

Burimet nga vendi i ngjarjes thonë se në tokë ka ende njolla gjaku.

“Rreth orës 22:30, policia është njoftuar për një rast gjuajtje me armë në rrugën ‘Edit Durham’.

Njësite policore kanë dalë në vendin e ngjarjes. Aty janë gjetë tri gëzhoja të fishekëve. Deri në këtë moment nuk kemi ndonjë ankues…Policia po merret me rastin”, tha ai.

Dyshohet se personat që kanë qenë të përfshirë në këtë rast kanë ikur nga vendi i ngjarjes.

Ndërsa, aty gjendet ende njësiti policor

***

Sot rreth orës 22:30 janë dëgjuar disa të shtëna nga arma e zjarrit në rrugën “Edit Durham” në  Prishtinë.

Lajmin e ka konfirmuar zyrtari i Policisë për Informim, Bajram Krasniqi.

“Rreth orës 22:30, Policia është njoftuar për një rast gjuajtje me armë në rrugën ‘Edit Durham’ Prishtinë”.

“Njësitë policore kanë dalë në vendin e ngjarjes, aty janë gjetur tri gëzhoja të fishekëve. Deri në këtë moment nuk kemi ndonjë ankues .Policia po merret me rastin”.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat