Tri raste të dhunës në familje u raportuan brenda 24 orëve

Kronikë e zezë

Tri raste të dhunës në familje u raportuan brenda 24 orëve

Më: 9 nëntor 2020 Në ora: 08:53
Foto Ilustrim

Tri raste të dhunës në familje janë raportuar gjatë 24 orëve të fundit.

Viktima femër ka raportuar se pas një mosmarrëveshje, i dyshuari ka ushtruar dhunë fizike dhe psikike ndaj saj.

I njëjti është arrestuar dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje për 48 orë. Rasti është raportuar të ketë ndodhur në Prishtinë.

Një rast tjetër i dhunës u raportua mbrëmë në Istog.

Është arrestuar i dyshuari mashkull, pasi që i njëjti e kishte sulmuar fizikisht bashkëshorten. Viktima ka marrë tretman mjekësor dhe është liruar

Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje për 48 orë.

Rreth orës 15:30 policia ka arrestuar një person të dyshimtë në Gjakovë, pasi që i njëjti nën ndikim të alkoolit ka sulmuar dy viktimat.

Të lënduarat kanë pranuar tretman mjekësor.

Në konsultim me prokurorin kujdestar, i dyshuari është dërguar në mbajtje

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat