Burri rrah gruan e tij në Vushtrri

Kronikë e zezë

Burri rrah gruan e tij në Vushtrri

Më: 10 nëntor 2020 Në ora: 09:25
Foto ilustrim

Me 7 nëntor, një grua nga fshati Bruznik i Vushtrrisë ka qenë viktimë e dhunës fizike nga bashkëshorti i saJ.

Të afërm me të kanë thënë se gruaja është sulmuar fizikisht nga bashkëshorti i saj pas një mosëmarrëveshje që kanë pasur.

Përveç dhunës fizike, në mënyrë që ta parandalojë raportimin e rastit në polici, bashkëshorti ia ka thyer edhe telefonin.

Mirëpo sipas familjarëve, gruaja me 10 nëntor të këtij viti ka shkuar dhe e ka raportuar ngjarjen në polici dhe se policia është duke u marrë me këtë rast.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat