Vdekja e 70-vjeçarit në Komoran, ky është raporti i policisë

Kronikë e zezë

Vdekja e 70-vjeçarit në Komoran, ky është raporti i policisë

Më: 11 nëntor 2020 Në ora: 14:23
Komoran

Policia e Kosovës edhe sot ka dhënë disa detaje për vdekjen e dyshimtë të një 70-vjeçari mbrëmë në Komoran. Sipas policisë, rasti është raportuar në orën 19 e 43 minuta.

“Raportohet se në shtëpinë e tij është gjetur pa shenja jete viktima mashkull i Kosoves. Në objektin përcjellës të shtëpisë së viktimës, janë gjetur dhe janë konfiskuar armë zjarri AK-47, katër karikatorë me nga 30 fishekë, tre detonatorë elektrikë, shtatë granata dore, si dhe një sasi e municionit të ndryshëm”, thuhet në njoftimin e sotëm të policisë.

Trupi i pajetë i viktimës është dërguar në Departamentin e Mjekësisë Ligjore për obduksion, ndërsa policia është duke punuar për të zbardhur sa më parë vdekjen.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat