Një rast i dhunës në familje është raportuar të ketë ndodhur dje në Gjakovë.
Policia ka thënë se i dyshuari ka rrahur bashkëshorten dhe babanë e tij.
Viktimat nuk kanë pranuar tretman mjekësor, kurse i dyshuari është arrestuar dhe me urdhër të prokurorit është dërguar në mbajtje.
Vlen të ceket se i dyshuari ishte nën ndikim të alkoolit.